Safet Gjici e ka seriozisht, premio rekord për të kaluar turin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 9:46

Safet Gjici e ka seriozisht, premio rekord për të kaluar turin

Kukësi po vijon për gatitjet për sfidën e parë të fazës së dytë të Ligës së Europës që do të luajë në transfertë ndaj Austrisë së Vjenës. Për këtë arsye, trajneri Hasan Lika ka kërkuar përqendrim maksimal në stërvitje, pasi nga ndeshja e parë do varet shumë kualifikimi.

kukesi me gjicin

Drejtuesit e Kukësit dhe presidenti Safet Gjici kanë kërkuar nga ekipi që në sfidën e parë skuadra mjafton që të mos pësojë ose nëse pëson, të arrijë të shënojë një gol. Megjithatë, barazimi është rezultati që presidenti Gjici pretendon në sfidën e së enjtes.

Premio

Dhe, për të motivuar sa më shumë ekipin përpara ndeshjeve të turit të dytë, presidenti i kuksianëve “hap sërish thesin”. Pas 100 mijë eurove që ishin në dispozicion të ekipit për kalimin e turit të parë përballë Rudarit të Malit të Zi, Gjici shton shumën për kualifikimin ndaj Austrisë së Vjenës.

Kukesi Rangel

Plot 150 mijë euro është premio që presidenti ka vendosur për Kukësin në rast se kalon skuadrën austriake. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë të ditur se kreu i kuksianëve do t’ua komunikojë sot lojtarëve shumën e premios. Ndërsa, për sa i përket shumës së parë, pritet që ajo t’i shpërndahet sot ekipit. Gjici po tregon nga viti në vit se është pa dyshim presidenti më bujar për sa i përket shpërblimit të ekipit. Shumat e konsiderueshme, që i kalojnë 100 mijë eurot shpërblim për lojtarët dhe stafin sa herë që kalojnë ture në Europë, janë të zakonshme për të.

gjici-spahija-dervishi-658x371

Duke parë edhe përfitimet nga pjesëmarrja në Ligën e Europës, të cilat nuk janë në shuma të konsiderueshme, premiot e majme nuk kanë munguar asnjëherë te Kukësi. Dhe rasti i këtij sezoni është më i freskëti. Futbollistët do të marrin 100 mijë euro për eliminimin e Rudarit, në një kohë që kanë shansin të përfitojnë 150 mijë euro nëse eliminojnë klubin e njohur të Austrisë së Vjenës. Kukësi është e vetmja skuadër shqiptare që ka kaluar më shumë ture në Ligën e Europës. Kuksianët eliminuan tri skuadra në debutimin e tyre në Europë duke mbërritur deri në “play off” ku u skualifikua nga Trabzonspor.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"