Rrumbullaku i pafat, por s’dorëzohet: Rikthehem për 2 javë, tani presim edhe nga gabimet e… kundërshtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 17:36

Rrumbullaku i pafat, por s’dorëzohet: Rikthehem për 2 javë, tani presim edhe nga gabimet e… kundërshtarëve

Simon Rrumbullaku nuk e ka nisur si duhet këtë sezon me Kukësin, teksa vetëm gjatë këtyre 11 javëve të para, është dëmtuar dy herë. Mbrojtësi i verilindorëve, para ndeshjes me Tiranën, flet për Supersport për situatën e tij, por edhe të ekipit në tërësi.

simon rrumbullaku

Situata me dëmtimin…

Kisha një dëmtim në gju, në ndeshjen e dytë ndaj Flamurtarit. Ajo më mbajti 6 javë rresht, sepse ishte e vështirë të mbyllej plaga. Pastaj, pësova një frakturë në kuadriceps, doktori më tha 4-5 javë. Tani mbarova javën e dytë, futem në të tretëm. Tani kam edhe 2 javë sa të rikthehem.

Si e ke parë Kukësin?

Kukësi gjithmonë ka objektiva të mëdha, si ekip. Deri tani kemi mbetur pak mbrapa, por ka kohë që të rikuperojmë këtë diferencë. Duhet të bëjmë kthesën nga sot e tutje, të fitojmë ndeshjet tona, të presim edhe rezultatet e të tjerëve, pasi jo gjithçka është në dorën tonë.

Do ishte mirë të mos e fillonit titullar ndaj Kastriotit?

E vërtetë, por ishte edhe pushimi i Kombëtares, kisha kohë të rikuperoja akoma më mirë. Dëshira ishte e madhe për të luajtur, por erdhi edhe ky dëmtim i dytë. Kështu e ka futbolli, çfarë t’i bëjmë.

Edhe pse jo në 100%, rrezikoheni sepse duhet të luajnë më të mirët. Mendoni se të larguarit nga Kukësi nuk janë zëvendësuar si duhet?

Unë nuk jam njeriu i duhur të kritikoj kolegët e mi. Të gjithë japin maksimumin kur vijnë te Kukësi. Këtej e tutje shpresoj që të japim paraqitje akoma më të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"