Rrjetet sociale / Kryeson Cara, ja sa ndiqen “demat” në “Instagram”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 23:25

Rrjetet sociale / Kryeson Cara, ja sa ndiqen “demat” në “Instagram”

Rrjetet sociale janë një element, që kanë hyrë thuajse në të gjithë përditshmërinë tonë. Dikush për të kaluar kohën, një tjetër për t’u informuar e dikush për të punuar, jemi të lidhur ngushtë me rrjetet sociale, mes tyre “Instagram”-in.

cara

“Panorama Sport” ka vendosur të bëjë një vëzhgim për të parë se sa ndiqen lojtarët e kuq në rrjetet sociale, por edhe sa vëmendje i kushtojnë ata “Instagram”- it. Mund t’i ndajmë në dy kategori: ata që e kanë hapur sa për ta pasur dhe nuk i kushtojnë shumë rëndësi, si dhe ata që janë aktivë dhe postojnë shpesh. Këta të fundit janë në pjesën e sipërme të kësaj renditjeje. Tedi Cara është “mbreti i kuq” i “Instagram”- it.

Kavajasi është futbollisti me më shumë fansa në skuadrën e Partizanit me mbi 10800 të tillë. Sulmuesi njihet gjithashtu ai një nga lojtarët më aktivë në rrjetet sociale, ku poston shpesh mbi aktivitetet e tij të përditshme apo kur shkon me pushime. Në vendin e dytë për më shumë fansa renditet Remzifaik Selmani, i cili numëron 9082 fansa.

fansat insta

Mes lojtarëve më pak të interesuar rreth rrjeteve sociale renditet edhe kapiteni Alban Hoxha, i cili pavarësisht se është një lojtar shumë i njohur në vendin tonë, numëron vetëm 844 fansa në “Instagram”. Mes të huajve futbollisti me më shumë fansa është Da Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"