Rriten shpresat e mbijetesës, Laçi gati të paguajë për dënimin e Vucajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2017 | 19:57

Rriten shpresat e mbijetesës, Laçi gati të paguajë për dënimin e Vucajt

Barazimi në “Selman Stërmasi” është cilësuar më shumë se e vyer nga kurbinasit. Tashmë shpresat për mbijetesë janë shumë herë më të mëdha, ndaj kur kanë mbetur edhe 3 javë, Laçi do të bëjë çmos që të grumbullojë pikët e nevojshme për të shpëtuar. Kalkulimet e bardhezinjve janë të thjeshta, ata minimalisht duan që të marrin dy fitore në shtëpi, ndërsa do të presin Vllazninë dhe Teutën.

tirana laci arbitrat juxhin xhaja karabeci vucaj

Nëse plani i drejtuesve dhe stafit teknik shkon në rrugën e duhur, atëherë mbijetesa do të ishte shumë herë më pranë. Për të pasur një grup më të plotë në këto 270 minuta, drejtuesit kanë menduar që të konvertojnë në para gjysmën e dënimit për kapitenin. Erjon Vucaj u pezullua me dy ndeshje, duke qenë se një e ezauroi, ai mund të jetë në fushë edhe ndaj Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"