“Rri te Flamurtari edhe në Kategorinë e parë”, futbollisti: Idhull kam Franc Veliun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 12:29

“Rri te Flamurtari edhe në Kategorinë e parë”, futbollisti: Idhull kam Franc Veliun

Ariel Muçollari ka fituar një vend titullari në formacion. Duke qenë i ri, është i lumtur për këtë fakt. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi e thotë se do të ishte gati të qëndronte edhe në Kategorinë e Parë, për ta ngritur sa më shpejt ekipin në elitë. Si idhull nga lojtarët vlonjatë ka Franc Veliun, tek i cili i kanë pëlqyer gjithmonë goditjet e dënimit.
699680-1577397111
“Për mua ka qenë një ëndërr të luaj me Flamurtarin dhe jam stërvitur shumë për këtë. Është kënaqësi e madhe që të jepet mundësi që të luash në formacionin titullar të ekipit tënd të zemrës. Kjo gjë më motivon që të jap më të mirën time në fushë dhe dua t’ia shpërblej besimin si trajnerit dhe drejtuesve. Unë këtu jam në shtëpinë time dhe ndihem shumë mirë te Flamurtari. Besoj se po, do të qëndroj edhe në Kategorinë e Parë. Dua ta ndihmoj sa më shumë këtë skuadër me traditë dhe emër të madh. Të gjithë bashkë duhet të mbledhim forcat për ta rikthyer sa më shpejt ekipin në elitë.
Veliu
Idhulli im? Të them të drejtën që i vogël kam ndjekur Veliun dhe më ka pëlqyer. Te Franci më kanë pëlqyer gjithmonë goditjet e dënimit që ai bënte dhe do të ishte kënaqësi për mua që të ndiqja rrugën e tij”, tha fillimisht 19-vjeçari. Pasi morën atë fitoren me Luftëtarin, tashmë duan një rezultat pozitiv edhe në Laç dhe këtë e pohon edhe lojtari i linjës së majtë.

“Na kishte munguar shumë fitorja dhe e arritëm me Luftëtarin. Ishte një trepikësh morali për ne dhe më vjen keq që nuk na hynë në punë për më shumë, pasi tashmë kemi rënë nga kategoria. Gjithsesi, ishte gjë shumë e mirë që fituam. Tashmë kemi më shumë motiv për javët e mbetura. Me Laçin është një transfertë e fortë dhe duhet vlerësuar. Ne do të shkojmë të japim maksimumin tonë dhe të marrim një rezultat sa më pozitiv. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë, i kemi mundësitë për të marrë më të mirën. Gjykimi duhej të ishte më korrekt ndaj nesh. Na ka penalizuar disa herë”, përfundoi Muçollari.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"