Rrëfimi special i Toni Kros: Ronaldo më i miri, pas futbollit do shijoj jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 14:22

Rrëfimi special i Toni Kros: Ronaldo më i miri, pas futbollit do shijoj jetën

Toni kros është një nga personazhet më të rëndësishëm të Realit të Madridit. Aftësitë e tij në fushën e lojës janë të padiskutueshme dhe jo më kot Reali po mendon që ta bindë atë të vijojë me futbollin e luajtur edhe përtej këtij sezonit që mendohet se është i fundit për të si një futbollist aktiv.

KROS

Por Toni Kros është bërë personazh edhe në media, ndonëse duhet nënvizuar se ai nuk është një lojtar shumë mediatik. Por në rastet kur vendos të flasë, ai e bën pa u ndrojtur dhe thënë gjërat ashtu siç i mendon. Këtë herë ai ka dhënë një intervistë ndryshe, në kanalet e komunikimit të klubit madrilen me pyetje e përgjigje të shkurta.

Lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur?

Kristiano Ronaldo.

Një stadium që ju pëlqen të luani si kundërshtar jashtë fushe?

Dortmund.

Nëse nuk do të ishe futbollist çfarë do të kishe bërë në jetë?

(Qesh). Nuk di çfarë të them, pyetje e vështirë. Me siguri do të merresha me diçka në lidhje me sportin, por se çfarë nuk di. Kam qenë me fat, sepse që në moshë fare të re (17 vjeç) kam firmosur kontratën time të parë si profesionist. Për këtë arsye, nuk më është dashur të mendohem gjatë se çfarë do të bëhesha po të mos kisha qenë futbollist.

Një ëndërr që prisni të realizohet…

Të shkoj në SHBA, për të parë një ndeshje të NBA-së (kampionati amerikan i basketbollit).

Ku e shihni veten pas dhjetë vjetësh?

Në shtëpi me familjen, duke jetuar në paqe dhe shijuar jetën.

Çfarë zhurme ju pëlqen më shumë?!

E dini atë lojën “Darts”?! Kur shënon tri herë radhazi 180 pikë bën një zhurmë të çuditshme, por që më pëlqen.

Domethënë ju praktikoni “Darts”-in?

Po. Miku më i mirë në futboll… Për mua ka qenë gjithnjë, që kur isha fare i ri, Miroslav Kloze. Më ka ndihmuar shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"