Rosi e Markez ndezin “betejën” në Herez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2016 | 13:59

Rosi e Markez ndezin “betejën” në Herez

Pilotët e MotoGP-së janë prezantuar dje në konferencën tradicionale për shtyp në prag të garës së Herezit në Spanjë. I pari që mori fjalën ishte lideri i Botërorit, Mark Markez:markez “Deri më tani kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe dy fitoret nuk janë rastësi. Nga gara në garë jemi përmirësuar dhe shpresojmë që këtë gjë ta bëjmë edhe në Herez, ku edhe kemi më shumë besim në forcat tona. E pranoj se ka shumë për të bërë, pasi edhe rivalët tanë punojnë, por në Europë pistat janë më të ngushta dhe me asfalt që ndryshon nga gara në garë. Për mua është një kënaqësi të garoj para publikut tim dhe shpresoj t’u dhuroj një fitore. Kjo më motivon”.

Më pas ishte radha e Rosit: “Në Ostin nuk kisha fat, teksa përfundova jashtë pistës, mirëpo gjatë javës së fundit kam punuar shumë dhe jam i bindur që në Herez do bëj një paraqitje pozitive. Pista më pëlqen shumë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"