Ronaldo shou, Reali 20 fitore radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2014 | 9:35

Ronaldo shou, Reali 20 fitore radhazi

Reali MadridTre muaj vetëm me suksese. Reali i Madridit arriti në kuotën e 20 fitoreve radhazi dje, pasi mori tri pikët kundër Almerias, të cilën e mundi 4-1 në fushën e vet. “Galaktikët”, të cilët prej së martës do të angazhohen në Botërorin e Klubeve në Marok, kaluan në avantazh në minutën e 34-ët, pas një perle të Iskos, por u barazuan menjëherë nga goli i Verzas në minutën e 39-të.

Kur mendohej se lojtarët e të dyja skuadrave do të shkonin në pushimin e ndeshjes me rezultat të barabartë, ishte Bejli ai që prishi parashikimet. Uellsiani realizoi një gol të bukur me kokë, duke u dhënë sërish avantazhin të tijve. Në pjesën e dytë skuadra e Ançelotit rrezikoi të barazonte në 2-2, por Kasijas arriti të priste një penallti përballë Verzas. Më pas ishte Ronaldo ai që shoi të gjitha shpresat e vendësve, teksa me një dopietë në minutat 82, 88 mbylli të gjitha llogaritë dhe arriti në kuotën e 61 golave për vitin 2014. Momentalisht madrilenët janë +5 nga Barcelona

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"