Ronaldo reagon në rrjetet sociale: Tani është koha për reflektim, Juventusi duhet të mendojë si klubi më i madh në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 19:20

Ronaldo reagon në rrjetet sociale: Tani është koha për reflektim, Juventusi duhet të mendojë si klubi më i madh në botë

Juventusi e mbylli sezonin vetëm me një titull të fituar, atë të Serisë A pasi u eliminuan nga Championsi. Bardhezinjtë u eliminuan nga Lioni edhe pse fituan 2-1 në Torino falë dy golave të Kristiano Ronaldos. Menjëherë pas këtij eliminimi drejtuesit e Juventusit shkarkuan trajnerin Sarri.

Ronaldo

Së fundmi një reagim në rrjetet sociale ka bërë Kristiano Ronaldo. Portugezi ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social “Instagram” ku bën një analizë të sezonit të skuadrës dhe në aspektin personal. Portugezi në mënyrë indirekte i bën thirrje Juventusit të marrë vendimet e duhura për të ardhmen. “Sezoni 2019-2020 mbaroi për ne, shumë më vonë se herët e tjera por njëkohësisht shumë më shpejt nga se prisnim. Tani është koha për reflektim, koha për analizë pasi të menduarit në mënyrë kritike janë e vetmja rrugë për tu përmirësuar. Një klub i madh si Juventusi gjithmonë duhet të mendojë si klubi më i madh në botë, të punojë si klubi më i madh në botë, që ne ta quajmë veten më të mirët dhe klubin më të madh në botë. Fitimi i Serisë A edhe një herë tjetër në një vit kaq të vëshitrë është diçka që ne jemi krenar. Personalisht shënova 37 gola me Juventusin dhe 11 gola me Portugalinë dhe kjo është diçka që më bën të përballem me të ardhmen dhe më jep dëshirën të vazhdoj të përmirësohem vit pas viti.

Por tifozët varen nga ne. Ata presin shumë nga ne. Dhe ne duhet ti kënaqim ato, të jetojmë më pritshmëritë më të larta. Shpresoj që këto pushime të na lejojnë neve të marrim vendimet e duhura për të ardhmen, dhe të kthehemi më të fortë dhe më të bindur se asnjëherë”, përfundon postimi i Ronaldos.


View this post on Instagram

The 2019/20 season is over for us, much later than usual but yet sooner than we expected. Now it’s time for reflection, time to analyse the ups and downs because critical thinking is the only way to improve. A huge club such as Juventus must always think like the best in the world, work like the best in the world, so that we can call ourselves one of the best and biggest clubs in the world. Winning the Serie A once again in such a difficult year is something that we are very proud of. Personally, scoring 37 goals for Juventus and 11 for the Portuguese National Team is something that makes me face the future with renewed ambition and desire to keep doing better and better each year. But the fans demand more from us. They expect more from us. And we have to deliver, we must live up to the highest expectations. May this short vacation break allow us all to make the best decisions for the future and come back stronger and more committed than ever. . See you soon! ????

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"