“Ronaldo futbollisti më i mirë në histori”, rrëfehet talenti Selahi: Kam idhull Modriçin, ndaj Francës do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 19:54

“Ronaldo futbollisti më i mirë në histori”, rrëfehet talenti Selahi: Kam idhull Modriçin, ndaj Francës do të…

Mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me klubin holandez të Tuentes. 20-vjeçari debutoi me fanellën kuqezi në muajin shtator, teksa tashmë kërkon të konfirmohet me ekipin kombëtar.

Selahi

Selahi është aktivizuar 12 ndeshje këtë sezon me fanellën e Tuentes, teksa ka realizuar edhe 1 gol. Nëpërmjet një bashkëbisedimi me fansat në rrjetet sociale, shqiptari, zbuloi futbollistin e preferuar duke deklaruar:

Futbollisti më i mirë që jeni përballur? Unë kam luajtur me shumë futbollistë të mirë si kundërshtar, por ndaj Francës do të kem përballë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Futbolliti më gazmor tek Tuente? Mendoj se është Keito. Është shumë gazmor, veçanërisht kur ai përpiqet të flasë anglisht. Ai do të mësojë shpejt, është në rrugën e duhur.

Si është të jetosh në Holandë? Gjithçka e këtushme ngjason shumë me Belgjikën. Jam shumë i lumtur në Holandë, edhe pse është shumë ftohtë dhe bie shumë shi”.

Kuësh është idhulli jot? Lojtari im i preferuar është qartësisht Luka Modric. Ai luan në të njëjtin pozicion si unë dhe kjo është arsyeja pse kam parë shumë video të tij. Dua të përpiqem të bëhem si ai. Unë mendoj se është një nga mesfushorët më të mirë në botë.

selahi

Kush është shoku më i mirë në stërvitje? Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Nuk mund të them një emër. Kam shumë miq të mirë.

Pozicioni i preferuar nëse nuk do të ishe mesfushor? Po të mos luaja në mesfushë, do të doja të aktivizohesha në sulm. Më pëlqen të shënoj shumë gola, si çdo futbollist.

Mesi apo Ronaldo? Ronaldo sigurisht, është futbollisti më i mirë në histori!

Barca apo Real? Real!

lindon selahi festimi

Një rit që bën para ndeshjes? Falem, pasi jam mysliman. I kërkoj Zotit që të mos dëmtohem dhe të jap më të mirën time në fushë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"