Begaj kampione e botës në shkëputje: Një arritje shumë e madhe për kombin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2014 | 12:00

Begaj kampione e botës në shkëputje: Një arritje shumë e madhe për kombin tonë

Romela Begaj kampioneKampionati Boteror i Peshengritjes, qe po zhvillohet ne Almati te Kazakistanit, eshte ngjyrosur edhe te enjten kuqezi. Shtangiastja e njohur shqiptare, Romela Begaj, ka fituar medalje te arte ne stilin e shkeputjes, duke lene pas vetes peshengritese me emer ne arenen nderkombetare. Ajo ka mundur te ngreje 113 kilograme ne kategorine 63 kg. Begaj ngriti 108 kg ne proven e pare, deshtoi ne te dyten me 113 kg dhe ne te tretin arriti te triumfoje ne Botërorin e Kazakistanit. Me tej Begaj ka bere provat per stilin e shtytjes, dygaresh. Ne proven e pare tentoi te ngrinte 127 kg, por deshtoi. Ne proven e dyte, 127 kg, ia doli me sukses peshengritesja kuqezi. Begaj ka shkelqyer edhe ne proven e trete, kur ka ngritur shtangen me peshen 132 kg. Ne dygaresh, ajo ka ngritur 245 kg, duke u renditur ne vendin e 7-te. Kjo renditje u kushtezua nga rezultati ne stilin e shtytjes, qe eshte ne rritje për Romelën, e cila arriti te kalonte me sukses me 132 kilograme ne shtange. Kesisoji, Shqiperia arriti nje tjeter sukses pas atij te se merkures, kur Daniel Godelli u shpall kampion i botes ne peshen deri 77 kg. Ai mori 2 medalje te arta dhe nje te argjendte ne paraqitjen e tij. 4 medalje të marra në Almati, mes të cilave 3 ari, janë rezultati më i mirë që kanë arritur deri tani peshëngritësit shqiptarë në një Kampionat Botëror.
Urimet – Menjëherë ka ardhur dhe urimi i kryeministrit Edi Rama. “Urime urime urime Romela Beges per medaljen e arte! Nje kampione bote për gjithe vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore ne medaljet e arit”.
Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, po ashtu ka uruar menjehere: “Romela triumfon serish! Kampionati Boteror i peshengritjes edhe sot foli shqip. Mirenjohje dhe respekt Romeles, kampiones se botes, qe ia shton krenarine sportit shqiptar. Perpara Shqipe!”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur kete mesazh urimi per medalisten e arte shqiptare ne Boterorin e Peshengritjes: “Lajm i jashtezakonshem per sportin dhe kombin shqiptar! Pas Daniel Godellit, Romela Begaj fiton medaljen e arte dhe shpallet kampione bote ne peshengritje ne Almati te Kazakistanit. Urimet me te perzemerta mbretereshes shqiptare te peshengritjes, kampiones se botes ne peshen e saj, Romela Beges. Urimeee!”

BEGAJkampioneboeKa qenë një garë shumë e vështirë
“Është një arritje shumë e madhe për gjithë kombin shqiptar. Është hera e parë që sillen dy medalje ari. Ka qenë një garë shumë e vështirë. Jam mësuar me ndryshimin në peshë. Pavarësisht se kjo ka pasur vështirësitë e saj. Nuk është e thjeshtë. Tani jam stabilizuar. Pesha 63 kg është identike si 58 që kam qenë. Por them që do t’ia dal. Gara në Europianin e ardhshëm besoj se do të jetë në rezultate të larta. Është nder që punojmë me një sportist që ka vlera të mëdha, është një trajner me vlera. Jam shumë krenare që punoj me të. Këto rezultate që kanë ardhur në Shqipëri sot, janë për meritë të Luan Shabanit. Është emocion i madh të marrësh medalje me atë konkurrente që unë kisha. Medalja e arit ishte fantastike për mua, e marrë me shumë mundim. Ëndrra e çdo sportisti është pjesëmarrja në olimpiadë. Dhe unë e Daniel Godelli e presim këtë pjesëmarrje”, – u shpreh Begaj pas fitimit të titullit kampion Bote.
Kampione Bote, por pa shpërblim
Ndonëse me petkun e kampiones së botës, në peshëngritje shpërblehet vetëm dygarëshi. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.335, datë 2.3.2011 për disa ndryshime në vendimin nr 1720 datë 29.10.2008 “për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv, për mënyrën e shpërblimit të sportistëve që i arrijnë këto nivele si dhe për përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive”, trajtohet financiarisht vendi i parë deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike; vendi i parë deri në vendin e pestë në kampionate botërore. Ndërkohë, në kampionatin europian trajtohet nga vendi i parë deri në vendin e tretë, ndërsa në Lojërat Mesdhetare trajtohet vetëm vendi i parë me 10 milionë lekë. Në fakt, nuk specifikohet nëse shpërblehet në stilet respektive apo dygarësh, ndonëse praktika ka treguar që është shpërblyer vetëm për dygarëshin.

Hysen Pulaku e mbyll në vend të 10-të
Me përfundimin e konkurrimit edhe në baterinë A në peshën 85 kg, Hysen Pulaku (bateria B) u rendit në klasifikimin e përgjithshëm në vend të 10-të në dygarësh me 365 kg të ngritura. Në stilin e shkëputjes, Pulaku do të ngrinte 165 kg, ndërsa në shtytje realizoi 200 kg. Në shkëputje, Pulaku e mbylli po në vend të 10-të, ndërsa në shtytje u klasifikua i teti. Në po këtë peshë, por në baterinë C garoi shqiptari tjetër Krenar Shoraj. 342 kg e realizuara prej tij e pozicionuan të 24-in mes 46 peshëngritësve nga mbarë bota. Sakaq, botërori i peshëngritjes u mbyll dje për Shqipërinë me sportistët Endri Haxhihyseni dhe Sopot Sula, pesha 94 kg, bateria C. Mes 7 garuesve, Haxhihyseni zuri vendin e tretë me 162 kg në shkëputje, 186 kg në shtytje dhe në total 348 kg. Ndërsa Sula u rendit i gjashti me 152 kg në stilin e shkëputjes, 187 në shtytje dhe 339 në dygarësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"