Roma, “hap thesin” pranë akordit me dy futbollistët spanjollë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 13:23

Roma, “hap thesin” pranë akordit me dy futbollistët spanjollë

Pas zyrtarizimit të Spinacola, dhe Amadu Diavarra, drejtuesit e Romës nuk kanë ndërmend të ndalen.252860

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit verdhekuq janë në kërkim të një portieri, dhe mesa duket atë e kanë gjetur në Spanjë. Bëhet fjalë për gardianin e Real Betis, Pau Lopez, i cili shihet si portieri ideal për të zëvendësuar, Olsen.

Drejtori sportiv i Romës, Xhanluka Petraki u takua me drejtuesit e klubit spanjoll dhe akordi është shumë afër, për shifrën e 18 milionë euro.Bartre_BUF_2419

Nuk mbaron këtu, kryeqytetasit interesohen edhe për mbrojtësin Mark Bartra, i cili pëlqehet shumë nga trajneri, Foneska. Italianët kanë ofruar 20 milionë euro, për mbrojtësin 28-vjeçar, dhe arritja e marrëveshjes duket shumë afër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"