Rituali i Luka Modriçit që i sjell fat, 7 puthje për familjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 20:25

Rituali i Luka Modriçit që i sjell fat, 7 puthje për familjen

Luka Modriç e nisi nga stoli takimin kundër Bilbaos të dielën në mbrëmje. Kroati qëndroi në stol deri në pjesën e dytë, kur Ançeloti e aktivizoi në fushë në vend të Asensios. Para se të futej në fushë, kamerat e televizionit “DAZN” kanë regjistruar ritualin që ka Modriç me palestrinat e tij.

modric

Në to, kroati mban një foto të familjes së tij – gruas dhe tre fëmijëve të tij – dhe para se ta fusë në këmbë, i puth disa herë. Një ritual që vetë Modriç e ka shpjeguar dhe që i jep fat.

“Kur dal në nxehmje, zbres në fushë gjithnjë me këmbën e majtë, ndërsa kur dal nga fusha heq zinxhirin dhe unazën e martesës. Gjithnjë puth 7 herë foton, ku kam familjen time”, shpjegoi kroati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"