Rini dhe talent, zbulohen dy profilet që po ndjek Milani për merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 0:02

Rini dhe talent, zbulohen dy profilet që po ndjek Milani për merkaton e verës

Në merkaton e verës Milani do të kërkojë të afrojë një mesfushor me tipare ndërtuese dhe një tjetër të orientuar ofensivisht. Me Bilian që do të largohet, Benaser nuk mund të mjaftojë për tërësinë e një sezonit.

gettyimages-1184253714-1024x1024

Për këtë arsye kuqezinjtë raportohet se janë vënë në gjurmët e Imran Luzës. 21 vjeçari po shkëlqen si regjisor në radhët e Nantës në kampionatin francez. Vizioni dhe aftësia për të luajtur me të dyja këmbët e bën një ‘pre’ interesante e cila mund të sigurohet për 8-10 milionë euro.

2 gola dhe dy asiste në 25 prezenca me verdhegjelbërit pasurojnë CV e mesfushorit 178 centimetra që është pjesë e rregullt e Francës U-21.

‘Bavarezi’ – Përveç Luzës, ‘L’Equipe’ raporton se Milani vëren me vëmendje edhe Mikael Kuisons të Bajernit. Vetëm tre prezenca janë shumë pak për 20 vjeçarin që synon më shumë hapësirë në sezonin e ri.goal_michaelcuisance-cropped_xvt9e3fcdwtczug5lanqfi5p

Nëse nuk ia garantojnë në Bavari, ai do ta kërkojë gjetkë dhe Milani mund të jetë një destinacion i mirë, aq më tepër që politika e italianëve parashikon pikërisht lojtarë me moshë të re dhe talent. Kuisons vlen 12-15 milionë euro, e rastin e tij, mund të synohet një ‘joshës’ si Maldini që rezultoi vendimtar në zbarkimin e Teo Hernandezit te kuqezinjtë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"