Postuar: Janar 16, 2023 | 21:35
Rikthimi pas 13 vitesh, ja cila ka qenë ndeshja e fundit që Balaj ka luajtur me fanellën e Vllaznisë
Bekim Balaj ka luajtur për herë të fundit me fanellën e Vllaznisë më 14 maj të vitit 2010 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit (sezoni 2009- 2010), sulmuesi shënoi golin e vetëm në minutën e 61-të, duke u dhënë kuqebluve fitoren 0-1. Më pas Balaj u transferua në Turqi, teksa ish-presidenti Valter Fushaj e shiti te Gençlerbirligi për 200 mijë euro.
PANORAMASPORT.AL
