Rikthimi, Herri Kejn sërish te londinezët e Totenhemit. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 20:55

Rikthimi, Herri Kejn sërish te londinezët e Totenhemit. Ja arsyeja

Bajern Mynih, përmes llogarisë zyrtare, ka deklaruar se klubi ka aprovuar zhvillimin e miqësores me Totenhemin më datën 10 gusht, në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”.

xhejms kejn saka

Ndeshja në fjalë do të luhet si pjesë e “Visit Malta Cup”. Por ajo që tërheq më tepër vëmendje ka të bëjë me rikthimin e Herri Kejn te klubi i fëmijërisë. Vetëm një vit më parë, sulmuesi anglez la “gjelat” për t’u zhvendosur në Mynih, me qëllimin kryesor për të fituar tituj pas “thatësirës” në Londër.

Kohët e fundit është shkruar në mediat ishullore se kryeshënuesi i “tre luanëve” mund të kthehet në një të ardhme jo të largët, aty ku rekordi i golave të Alan Shirer në Premier Ligë krijon tundim. Në planin personal, Herri po përjeton sezonin më të frytshëm të karrierës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"