Rikthime të rëndësishme tek Vllaznia, kuqeblutë me grup të plotë kundër Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 11:35

Rikthime të rëndësishme tek Vllaznia, kuqeblutë me grup të plotë kundër Erzenit

Kuqeblutë do të kenë një skuadër më të plotë për ndeshjen e radhës me Erzenin, që luhet në fund të këtij muaji.

vllaznia

Geralb Smajli, Ardit Krymi dhe Kristi Qarri kanë shlyer dënimin me kartonë në ndeshjen e fundit në Kukës dhe do të jenë gati për trajnerin Qatip Osmani. Pozitiv është fakti se skuadra shkodrane nuk ka probleme me dëmtimet aktualisht.

Portieri Mehidri u rikthye që në javën e fundit dhe është në dispozicion të stafit teknik, për më tepër që edhe ndonjë problem i vogël mund të rikuperohet në kohë. Deri në ndeshjen e radhës është në dispozicion edhe më shumë se një javë, kështu që stafi teknik mund ta përgatisë me më shumë qetësi skuadrën.

Vetëm pak kohë më parë shkodranët shënuan 6 gola ndaj Erzenit, duke e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"