Rikthim i rëndësishëm për Cungun, Laçi me një “armë” plus kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 11:57

Rikthim i rëndësishëm për Cungun, Laçi me një “armë” plus kundër Vllaznisë

Laçi u rikthye te fitorja pas më shumë se dy muajsh vuajtje dhe kjo përkoi në ndeshjen kundër rivalit direkt në luftën për mbijetesë: Teutës.

LACI

Kurbinasit janë tashmë më të qetë për vazhdimësinë e garës, ndërsa një lajm shumë i mirë për trajnerin Armand Cungu vjen edhe nga infermieria. Mesfushori Klinti Qato, një titullar i padiskutueshëm i bardhezinjve në tri sezonet e fundit, po shkon drejt riaftësimit të plotë që pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e 11 marsit kundër Kukësit.

26-vjeçari po stërvitet rregullisht dhe gjasat janë të marrë minuta në takimin e radhës që Laçi do të luajë në transfertë kundër Vllaznisë, të shtunën në “Loro Boriçi”. Në këtë pjesë delikate të sezonit, rikthimi i Qatos është një garanci për Cungun, pasi bëhet fjalë për një lojtar që bën diferencën dhe mund të luajë në disa pozicione, qoftë në mesfushë apo edhe në repartin e mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"