Rifinancimi/ Tjetër hua për Interin, 415 mln euro në dispozicion të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 20:10

Rifinancimi/ Tjetër hua për Interin, 415 mln euro në dispozicion të klubit

Interi ka realizuar ditën e djeshme një tjetër marrëveshje të suksesshme duke zyrtarizuar rifinancimin e klubit. Një bono me vlerën 415 milionë euro, që do të përdoret për të shlyer borxhin e marrë para tri vitesh, afati i të cilit skadonte në 31 dhjetor të këtij viti, është lajmëruar në faqen zyrtare të Interit:

zhang

“Inter Media dhe ‘Communication SpA’ lajmëron se një kapital prej 415 milionë eurosh është vendosur në dispozicion të llogarive zikaltër dhe do të përdoret për të rimbursuar vlerën e marrë hua dhe për të paguar shpenzimet dhe komisionet”.

Shuma që do të përfitohet falë akordit të klubit me “Goldamn Sachs e Rothschild” ka si afat skadence vitin 2027, pra deri në fund të tij, Interi duhet të ketë paguar gjithë vlerën. Ndërkohë, komunikata e zikaltërve flet me nota optimiste për gjendjen financiare të klubit.

“Klubi është në një gjendje të qëndrueshme financiare, duke marrë parasysh faktin se pavarësisht pandemisë, Interi është skuadra më e ndjekur e Italisë në stadium dhe ndër tri të parat në audiencë televizive. Po ashtu marrëveshjet e lidhura me sponsorët tanë “Socios.com”, “Zytara Labs” dhe “Lenovo” parashikohet të sjellin 119 milionë euro të ardhura në total deri në 2025-ën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"