Rifillon Kategoria e Parë / Tomori me pretendime, por Pogradeci e surprizon në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2017 | 15:19

Rifillon Kategoria e Parë / Tomori me pretendime, por Pogradeci e surprizon në shtëpi

Ka rifilluar ditën e sotme aktiviteti futbollistik edhe në Kategorinë e Parë. Ndeshja që hapi javën e 14 ishte ajo e vlefshme për Grupin e Jugut mes Tomorit dhe Pogradecit, e zhvilluar në Berat.

tomori pogradeci

Vendasit e drejtuar nga Gentian Stojku pavarësisht përforcimeve në merkato dhe pretendimeve të mëdha, janë surprizuar në shtëpi duke u mposhtur me rezultatin minimal 0-1. Miklovan Pere ishte autori i golit të vetëm në minutën e 21-të të takimit duke siguruar 3 pikë të arta për pogradecarët që këtë sezon kanë si objektiv mesin e artë të tabelës.

Pas kësaj ndeshjeje, Pogradeci ngjitet në kuotën e 17 pikëve duke mbajtur të sigurt vendin e 6, ndërkohë që Tomori mbetet në vendin e 5-të me 2 pikë më shumë se liqenorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"