Rexhinaldo i Laçit nuk kënaqet: Më mirë të fitonim, se sa të shënoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 20:55

Rexhinaldo i Laçit nuk kënaqet: Më mirë të fitonim, se sa të shënoja

Dy ndeshje dhe një gol. Shpresa e madhe e Laçit për sulmin, Arturo Rexhinaldo, po përmbush pritshmëritë që në start. Në katër javët e para të kampionatit, lojtari nga Mozambiku mungoi për kurbinasit, pasi u dëmtua gjatë fazës përgatitore.

rexhinaldo

Megjithatë, tashmë ai ka rikapur formën dhe goli që shënoi dje e çliroi më shumë nga ana psikologjike. “Jam i kënaqur për golin, por do të isha më i kënaqur po të kishim fituar. Ishim përgatitur gjatë këtyre ditëve për fitore, por nuk ia dolëm. Gjithsesi, duhet të shohim përpara”, ka thënë fillimisht Rexhinaldo për “Panorama Sport”.

I pyetur për gjendjen e tij, sulmuesi shtoi: “Është ndeshja e dytë që luaj në kampionat, pasi vij nga një periudhë që kam qenë i dëmtuar. Pozitiv është fakti që po luaj dhe duke u aktivizuar rregullisht do fitoj formën time më të mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"