Revolucion në klubin e Kategorisë së Parë, largohen dy drejtorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 8:38

Revolucion në klubin e Kategorisë së Parë, largohen dy drejtorë

Ndryshimet e shumta në stafin teknik janë shoqëruar me njëfarë revolucioni edhe në pozicionet e tjera brenda klubit. Nga detyra është larguar drejtori i përgjithshëm Olsi Bregu dhe ai i akademisë, Bledar Borova.

Borova

Ky i fundit tashmë do të ushtrojë vetëm detyrën e trajnerit të Apolonisë U-19. Në një status në rrjetet sociale, ishdrejtori i akademisë ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këtë vendim të klubit. “15.02.2018 – 05.08.2021. Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë kohore dhashë kontributin tim si drejtues i akademisë dhe shumë krenar për arritjet e saj. Kjo sfidë dhe detyrë mendoj se u mbyll me një bazë të mirë për të ardhmen.

Ndihmon lojtarët të rriten nëpërmjet programeve më të reja të punës, teknike, taktike, psikologjike, vetëbesuese, por edhe të sjelljes dhe menaxhuese. Lojtarët tanë duhet të argëtohen, duhet të punojnë shumë dhe duhet të mësojnë shumë. Vëzhgo, seleksiono, rekruto. Nuk ka asnjë grup më të mirë ose më pak të mirë, por grupe të cilat gjithmonë ndihmohen për t’u rritur. Kjo ishte ideja ime e drejtimit të akademisë së futbollit.

Olsi Bregu

U përpoqa të përcjell vlera të tilla, si: filozofia e lojës, cilësia, angazhimi, sakrifica, ndjenja e përkatësisë për fanellën, respekti për veten dhe të tjerët, mbizotërimi i ekipit dhe grupit në të cilin shprehet çdo talent i vetëm. Falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e klubit, presidentin, administratorin dhe trajnerët që bashkëpunova dhe me mbështetën si drejtues i akademisë”, shkruante Bledar Borova.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"