RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini shkëputet në krye, ngjeshje në mesin e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 18:56

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini shkëputet në krye, ngjeshje në mesin e tabelës

Pasi është mbyllur edhe java e 13-të e cila ishte e fundit për fazën e parë, mund t’i hedhim një sy edhe renditjen.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Shkumbini pas triumfit të ditës së sotme, vazhdon në krye të renditjes me 34 pikë dhe pa asnjë humbje këtë sezon. Ndjek nga pas Sopoti i vendit të dytë me 28 pikë. Luzi qëndron pas me 25 pikë, teksa duket e vështirë për të arritur kreun e renditjes.

Ndërkohë Iliria dhe Gramshi ndajnë vendin e pestë dhe të 6-të me nga 19 pikë. Mirdita mbetet me 0 pikë edhe pas kësaj jave. Ndërkohë që Bulqiza dhe Klosi do të përballet ditën e nesërme mes tyre.

REDNITJA E PLOTË:

  1. SHKUMBINI 34 pikë
  2. SOPOTI 28 pikë
  3. LUZI 2008 25 pikë
  4. TËRBUNI 21 pikë
  5. ILIRIA 19 pikë
  6. GRAMSHI 19 pikë
  7. BULQIZA 16 pikë
  8. SHËNKOLLI 16 pikë
  9. ADA 11 pikë
  10. VALBONA 10 pikë
  11. INTERNACIONAL 8 pikë
  12. KLOSI 3 pikë
  13. MIRDITA 0 pikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"