Renditja FIFA / Shqipëria në rritje, por absurditetet nuk kanë fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 14:36

Renditja FIFA / Shqipëria në rritje, por absurditetet nuk kanë fund

FIFA pritet të publikojë të enjten renditjen e saj të re mujore, ku do të merren për bazë rezultatet e ndeshjeve në aktivitetet zyrtare që u zhvilluan gjatë muajit të fundit si Kupa e Amerikës dhe Kampionati Europian.

3576442B00000578-0-The_whole_Albania_squad_came_together_to_celebrate_their_first_e-a-113_1466368742995 (1)

Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertë të statistikave, Shqipëria pritet të shënojë përsëri rritje në klasifikim, duke kaluar nga vendi i 42-të që mban aktualisht, në vendin e 37-të në botë. Kuqezinjtë do të kalojnë në këtë renditje përsëri skuadra si Suedia, Danimarka e Greqia të cilat do të rreshtohen pas ekipit të drejtuar nga De Biazi.

Por renditja e FIFA-s nuk përfaqëson detyrimisht forcën aktuale të përfaqësueseve. Mjafton të shohësh se në vendin e parë të saj, me datë 14 korrik, do të konfirmohet përsëri Argjentina, e cila ka humbur tre finale ndërkombëtare radhazi në tre vitet e fundit.

lionel-messi-argentina_3491580

Edhe më absurd është pozicionimi në vendin e dytë i Belgjikës apo Kolumbisë në vendin e tretë. Kili, fitues i Kupës së Amerikës për dy vite radhazi, do të kënaqet me vendin e 5-të në klasifikim, i ndjekur nga Portugalia që sapo fitoi Kampionatin Europian.

Gjermania, Franca, Spanja, Brazili dhe Italia do të jenë pas shumë kohësh përsëri së bashku mes 10 ekipeve të para në këtë renditjen botërore, ndërsa bie në sy rrëshqitja deri në vendin e 26 të Holandës, e kaluar nga përfaqësuese si Rumania dhe Austria të cilat nuk shfaqën asgjë në Europian.

13647256_10209878208857662_1173932122_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"