RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia dhe Partizani kryesojnë të vetme, Tirana ngjitet në renditje. Mësoni situatën pas javës së 11-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 21:57

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia dhe Partizani kryesojnë të vetme, Tirana ngjitet në renditje. Mësoni situatën pas javës së 11-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

superiore renditja

Ditën e djeshme Egnatia mundi Kukësin dhe iu kthye fitoreve e arratisë, duke tentuar t’i shkëputet përsëri skuadrave ndjekëse në renditje.Dinamo mori fitoren e tretë të këtij kampionati, duke mundur 2-1 Skënderbeun dhe duke marrë frymë pak më e qetë pasi thuajse ka zhdukur diferencën që ishte krijuar para saj, teksa mbante vendin e fundit në renditje.

Ndërsa sot Partizani mori një fitore të madhe në Laç, sërish në kohën shtesë. Ishte goli i Gjelbrim Taipit ai që i dha 3 pikët të kuqve. Nga ana tjetër Tirana iu kthye fitoreve, falë dygolëshit të Florent Hasanit.

Dueli i fundit mes Vllaznisë dhe Erzenit u mbyll me barazimin 1-1. Balaj ishte ai që shënoi për kuqeblutë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa goli për shijakasit erdhi nga portieri Qarri i cili shkaktoi autogol.

JAVA 11
31.10.2023
Egnatia-Kukësi 2-1
Dinamo-Skënderbeu 2-1

01.11.2023
Laçi-Partizani 0-1
Tirana-Teuta 2-0
Vllaznia-Erzeni 1-1

RENDITJA

gfdh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"