Renditja e Kategorisë së Dytë, Grupi B/ Pogradeci i merr kreun Luftëtarit, ja si ndryshon tabela pas javës së 10-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 21:59

Renditja e Kategorisë së Dytë, Grupi B/ Pogradeci i merr kreun Luftëtarit, ja si ndryshon tabela pas javës së 10-të

U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme për javën e 10-të në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ku u shënuan në total plot 18 gola.

Pogradeci

Padyshim që spikat triumfi i Pogradecit ndaj Luftëtarit, me liqenorët që i kanë marrë vendin e parë gjirokastritëve, falë këtij suksesi. Interesant është fakti se në të 5-ta përballjet e sotme, triumfuan skuadrat vendase.  

Për sa i përket renditjes, duket se do të kemi një rivalitet të madh mes Pogradecit dhe Luftëtarit deri në javët e fundit, për sa i përket vendit të parë, ndërkohë që Këlcyra në fundin e tabelës me një golavarazh –21 dhe asnjë pikë të grumbulluar, ka marrë rrugën drejt… Kategorisë së Tretë.  

Kategoria e Dyte Grupi B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"