Renditja e IFFHS, Partizani mes 300 ekipeve më të mira të globit. Nderohemi dhe me Ballkanin, Shkëndijën dhe Dritën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2022 | 22:12

Renditja e IFFHS, Partizani mes 300 ekipeve më të mira të globit. Nderohemi dhe me Ballkanin, Shkëndijën dhe Dritën

Shoqata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave (IFFHS) ka publikuar së fundmi renditjen e 300 klubeve më të mira në botë.

flamengo

Bie në sy vendi i parë, që nuk është një klub europian, por Flamengo, i cili po dominon në Brazil dhe në Amerikën Latine. Ndërkohë, në vendin e dytë vjen një klub anglez, Liverpuli, që ndiqet nga Palmeriras.

Kampionët e Europës, Real Madrid, renditen të katërtit. Më pas ndjekin klube si Çelsi, Mançester Siti, Benfika, Lajpcig, Bajern Mynih dhe Porto.

Asnjë klub italian nuk renditet në dhjetëshen e parë, por Seria A mund të krenohet me faktin që ka 8 ekipe në 100 më të mirat, teksa vetëm Brazili (12) ka më shumë se ata.

Kjo renditje i përket formës që skuadrat kanë paraqitur deri më 30 nëntor, para se të ndaleshin kampionatet për shkak të nisjes së Botërorit.

SHQIPTARET – Sipas IFFHS, Ballkani është klubi shqiptar më i mirë i momentit. Kujtojmë që “Dardanët” u kualifikuan në Ligën e Konferencës dhe po korrin suksese të njëpasnjëshme në kampionat.

BALLKANI FESTA

Skuadra e Ilir Dajës renditet e 160-ta, ndërsa ishekipi i tij, Partizani, është në vendin e 260-të.

PARTIZANI

Më pas ndjek Shkëndija me 18 vende më poshtë dhe Drita e 289-ta.

Interesant është fakti që Kosova ka dy klube në 300 më të mirët e globit, duke lënë pas Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me nga një.

klubet me te mira

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"