Rekord shqiptarësh, 7 skuadra luajnë gjithçka në…Euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 11:13

Rekord shqiptarësh, 7 skuadra luajnë gjithçka në…Euro

Kukësi, Teuta dhe Laçi do të nisin sot rrugëtimin në Ligën e Europës. Luhet për prestigj dhe mbi të gjitha për miliona, ndaj edhe skuadrat janë mobilizuar që minimalisht ta kalojnë një raund në këtë kompeticion. Vetëm pjesëmarrja sigurisht që sjell bonuset e veta, e megjithatë qëllimi është që të shtojnë disa para më shumë. Saktësisht… euro. Kushtëzuar mbi të gjitha nga situata e krijuar këtë vit nga pandemia, mungesa e të ardhurave nga arkëtimi i biletave të shitura prej tifozëve e shumë të tjera, e bëjnë edhe më të domosdoshëm kalimin e këtij turi.
ndeshjet
Mbi të gjitha, edhe historia e çdo klubi e kërkon kualifikimin në raundin e dytë. Luhet për lavdi, për histori, por edhe për më shumë euro që do të krijonin një shtrat të ardhurash të konsiderueshme për të qenë baza e financave të këtyre ekipeve për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

FITIMET
KUKESI
Kukësi – Verilindorët vetëm duke qenë pjesë e turit të parë marrin 240 mijë euro. E megjithatë, përpjekjet e klubit janë që ta kalojnë Slavian e Sofies për të çuar përfitimet në 500 mijë euro, pasi kualifikimi do i shtonte edhe 260 mijë euro të tjera për turin e dytë.
teuta me kupen
Teuta – Për durrsakët ka nisur mirë kjo verë. Si fitues të Kupës së Shqipërisë përfituan nga FSHF-ja 50 milionë lekë (të vjetër), e më tej duke transferuar Sherif Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit morën afro 150 mijë euro. Të sigurta kanë edhe 240 mijë euro si pjesëmarrës në turin e parë, por nëse do të kalonin Beitarin, atëherë përfitimet do të shkonin në afro 690 mijë euro. Një buxhet i mjaftueshëm për të nisur të qetë sezonin 2020-2021.
lACI
Laçi – Ashtu si Kukësi, edhe Laçi të sigurta ka 240 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë. Gjithashtu, kurbinasit kanë shtuar në arkat e tyre rreth 300 mijë euro, nga shitja e Uzunit drejt Ferencvaroshit nga kroatët e Lokomotivës së Zagrebit. Pra, krahas 540 mijë eurove të deritanishme, të besuarit e Armando Cungut do të luajnë gjithçka për gjithçka në Azerbajxhan përballë Keshlas, për t’i çuar përfitimet në 800 mijë euro. Shifër e krahasueshme me ekipet që luftojnë për titullin kampion.

REKORD SHQIPTARESH
liga e europes

Këtë vit, në Europa Ligë do të jenë në turin e parë shtatë skuadra shPeriudha “post-COVID”, kur të ardhurat shtyjnë të bësh historinë qiptare. shifër rekord! Kukësi, Teuta dhe Laçi janë skuadrat e kualifikuara në këtë kompeticion nga Kategoria Superiore e Shqipërisë. Gjilani, me në krye Gentjan Mezanin përfaqëson elitën e futbollit të Kosovës në Europa Ligë. Në trevën e Maqedonisë së Veriut, janë tri skuadrat shqiptare të Shkëndijës me Ernest Gjokën në krye, Shkupin dhe Renovën. Shqiptarë është koha për të kënaqur tifozët, për të shkruar histori, për të bërë sukses dhe… për të bërë EURO.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"