Reja: Më mungon Shqipëria, Ramës do t’i them të lejojë udhëtimet nga Venecia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 21:46

Reja: Më mungon Shqipëria, Ramës do t’i them të lejojë udhëtimet nga Venecia

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja tregon se i mungon shumë vendi jonë për shkak të karantinës dhe bllokimit të transportit ajror si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
edi reja
Në një lidhje direkte për emisionin “Miqtë e Hipokratit” në “Top Channel”, tekniku italian tregon se i mungon qyteti i Durrësit, ndërsa shton se i pëlqen gatimi i peshkut.

Ai bëri thirrje që të rinisin aktivitetet sportive dhe në Shqipëri, përderisa në Itali, shtet i goditur rëndë nga koronavirusi, futbollistët kanë nisur stërvitjen.

Në fund, Reja deklaroi në formë shakaje se do t’i kërkojë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të lejojë udhëtimet nga Venecia drejt vendit tonë.

“ Koha në karantinë –
Më duket sikur jam kthyer në Shqipëri. Po më mungon Shqipëria dhe bari i fushës së lojës. Fatmirësisht jemi të gjithë mirë dhe rrimë të mbyllur brenda tani. Unë kam dy muaj që rri vetëm në shtëpi me gruan time. Përgjithësisht grindem, por këtë herë jemi grindur vetëm njëherë, është një mrekulli. Pra po qendroj prej kohësh vetëm me një person tjetër. Vajza rri në një qytet tjetër në Itali dhe flasim vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, kjo është një mënyrë e të jetuarit ndryshe, teksa të gjithë rrinë në telefon dhe punojnë në kompjutera. Unë nuk jam tip i rrjeteve sociale, por i komunikimit të drejtpërdrejtë. Pra më mungon fjala, nuk mund të flasë vetëm me gruan time. Kontakti me lojtarët dhe drejtuesit më mungon shumë.Më mungon shumë Shqipëri, më mungon Durrësi dhe ushqimi. Më pëlqen peshku shqiptar që ishte një surprizë për mua. Ka restorante të shkëlqyera, nuk e kisha menduar që mund të gjeja atë lloj ushqimi.

reja grupi

Kombëtarja – Kam folur në javën e kaluar me 30-40 lojtarë të Kombëtares dhe ukam thënë që të ruajnë formën fizike. Disa kanë bicikletën në shtëpi dhe mund të punojnë, por gjithashtu i këshilloj që të ngjisin shkallët ku banojnë, është një ushtrim i mirë.
Kategoria Superiore 81
Futbolli shqiptar – Shpresoj që të rinisë, pasi ka një numër të vogël të të infektuarve. Kur ka nisur në Itali, atëherë duhet të nisë edhe në Shqipëri. Nëse bëhet me kushtet e duhura dhe me masat e nevojshme, pasi virusi nuk është shaka, atëherë duhet të rinisë. Kur do të kthehem në Shqipëri? Të nesërmen pasi të hapet kufiri. Duhet të afrohemi pak më shumë edhe me Federatën për të nisur projektin e së ardhmes. Tani do i them edhe Ramës që të hapë të paktën udhëtimet nga Venecia”, deklaroi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"