Refuzon disa skuadra të Superiores, Sherri i qëndron besnik Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 13:25

Refuzon disa skuadra të Superiores, Sherri i qëndron besnik Vllaznisë

Alen Sherri, portieri i ekipit të Vl laznisë, ka shprehur besnikërinë e tij ndaj kuqebluve, të paktën edhe për këtë sezon. Ai u evidentua si titullar një sezon më parë në Kategorinë Superiore. Pavarësisht se ende nuk është ulur për të diskutuar, ashtu siç pritet të bëjnë edhe shumë nga titullarët e sezonit të shkuar, Sherri e ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sherri Vllaznia

“Nuk po shikoj asnjë ofertë apo atë që do të më ofrojë edhe klubi, tani jam i vendosur për të vijuar punën time te Vllaznia. Unë i falënderoj të gjithë ato që më kanë bërë ofertat e tyre, por them se është më mirë që edhe këtë vit të jem pjesë e kësaj skuadre. Ashtu siç edhe patëm fatin e keq që të ishim pjesë e asaj skuadre që ra nga kategoria, ashtu dëshiroj që të kem edhe fatin e mirë që të kontribuoj me punën time që të ngjitet në Kategorinë Superiore.

Sherri

Kjo periudhë natyrshëm do të më vlejë edhe për rritjen time profesionale”, është shprehur Sherri. Skuadra – Sherri ka folur edhe për përgatitjet që po bën skuadra në këtë periudhë. “Mendoj se skuadra dhe unë gjithashtu po e marrim veten nga dita në ditë. Kemi nisur pak me vonesë punën, por kjo nuk do ta na pengojë që të marrim formën e duhur. Pavarësisht se të gjithë thonë se duhen edhe lojtarë të tjerë, unë jam ndër ato që besoj te ky grup. Ne mund të arrijmë atë që dëshirojmë në këtë sezon”, vijon gardiani.

Sherri2

Objektivi – Ndërsa i pyetur se cili është objektivi që skuadra ka për këtë sezon, portieri është shprehur prerazi: “Nuk kemi asnjë objektiv tjetër veç ngjitjes në Superiore. Nuk ka asnjë dyshim se për ne nuk ka asnjë objektiv veç ta kthejmë këtë klub aty ku i takon, në ekipet elitare të vendit. Por, edhe ne e dimë mirë se nuk do ta kemi të lehtë. Nuk duhet që të mendojmë që tani që e kemi të lehtë se do të gabohemi, por ne jemi pretendentët kryesorë dhe kjo nuk diskutohet. Thonë që Kategoria e Parë është më e ashpër se Superiorja, por mendoj se nëse bëjmë mirë punën tonë, gjërat do t’i kemi më të lehta”, ka deklaruar Alen Sherri.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"