Redon Xhixha është “vrasësi” i derbit/ Titulli vlen dy rroga, ja çfarë thonë kontratat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 23:30

Redon Xhixha është “vrasësi” i derbit/ Titulli vlen dy rroga, ja çfarë thonë kontratat

Dy gola të Redon Xhixhës i kanë siguruar fitoren 2-0 Tiranës në derbi ndaj Partizanit në tetor duke e zgjatur në 6 numrin e serisë së ndeshjeve pa fitore të të kuqve në sfidat në kryeqytet.

xhixha

Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Redon Xhixha, i cili në pjesën e parë humbi një penallti, por më pas shleu gabimin duke shënuar një gol me një kundërsulm model.

Gjithçka teksa Tirana ishte në inferioritet numerik për shkak të kartonit të kuq të Lulajt. Edhe më i bukur ishte goli i dytë, po me kundërsulm në pjesën e dytë të ndeshjes, kur mori topin para zonës së tij dhe shkoi në atë kundërshtare duke dyfishuar rezultatin.

Këtë sezon, Tiranës, nëse fiton titullin, do t’i kushtojë 100 milionë lekë ekstra. Në të gjitha kontratat është llogaritur një shtesë e tillë. Pra, çdo lojtar merr një bonus në fund të sezonit, sepse e ka të planifikuar në kontratë.

Dikush merr dy rroga, të tjerë pak a shumë sipas marrëveshjes, ndërsa të tjerë 15%. Zakonisht në derbi, Tirana vë edhe një shumë të madhe parash si premio për skuadrën, ndërsa pritet për të parë se çfarë do të ndodhë në këtë takim. Në derbin e fundit ishin 25 milionë lekë premio që morën lojtarët në fund të ndeshjes.

Tirana mposhti Partizanin në “Air Albania” me rezultatin 0-2 në javën e gjashtë të Superiores, duke vazhduar kështu ritmin pa humbur në derbi. Tifozët nuk munguan në shkallët e stadiumit, edhe pse nuk ishte i mbushur plot. Të pranishëm në tribunat e “Air Albania” ishin plot 14 mijë e 250 persona, teksa kapaciteti i stadiumit është rreth 22 mijë vende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"