Realizoi dopietë ndaj Apolonisë, te Besa po lind një talent i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 21:57

Realizoi dopietë ndaj Apolonisë, te Besa po lind një talent i ri

Pas largimit të disa titullarëve, në javët e fundit Besa u ka besuar të rinjve të U-17 dhe U19.
245981
Nëse portieri Dobjani dhe qendërmbrojtësi Kacbufi po konfirmohen si titullarë, stafi teknik ka hedhur në fushë gjatë këtyre tri javëve edhe emra si Klejdi Hoxha, Alfonso Ligeja, Maringlen Musta, Albi Rexha, Redi Vogli, Harith Jargavani, Aleks Adhjari, Dritan Murrizi, Andrea Lila, Gentiol Qefa. Po spikat edhe Eledio Muzhaqi, që ende nuk i ka mbushur 17 vjeç.

Ai fiton gjithmonë e më shumë minuta e besimin e stafit teknik. Mesfushori dallon edhe për tiparet sulmuese, përveç grintës, teknikës e finesës në lojë. Edhe pse me Apoloninë humbën 8-5, nuk mund të harrohet dopieta e tij.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"