Realizoi dopietë dhe eliminoi skuadrën serbe nga Liga e Konferencës, flet sulmuesi shqiptar: Ishte ndeshje e veçantë, shpresoj që ta fitoj të drejtën dhe të luaj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 23:23

Realizoi dopietë dhe eliminoi skuadrën serbe nga Liga e Konferencës, flet sulmuesi shqiptar: Ishte ndeshje e veçantë, shpresoj që ta fitoj të drejtën dhe të luaj për…

Shqiptari i Kosovës, Astrit Selmani, ishte heroi i Hamarbit, në triumfin 5-1 që skuadra suedeze arriti në shtëpi ndaj serbëve të Çukariçkit, duke siguruar kualifikimin për në raundin “Play-Off”, të Ligës së Konferencës.

Selmani Hamarbi

24-vjeçari realizoi dopietë në këtë përballja, teksa skuadra e tij ishte mposhtur 3-1 në ndeshjen e parë në Serbi. Në një prononcim për “koha.net”, pas triumfit 5-1, Selmani u shpreh:

“Jam i lumtur për golat dhe për fitoren. Natyrisht se kam qenë i motivuar shumë për këtë ndeshje. Ishte ndeshje e veçantë dhe kemi marrë rezultat të madh. Unë kam ndihmuar me dy gola dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Nëse llogariten golat e asistimet atëherë i kam nëntë në tetë ndeshjet e fundit. Është shifër që më bën të lumtur. Sidomos fitorja sonte na ka gëzuar shumë. Atmosfera ishte shumë e bukur dhe të gjithë kemi festuar.

Shpresoj që ta fitoj të drejtën dhe të luaj për Kosovën dhe këtë formë ta vazhdoj edhe me Kosovën”, u shpreh Selmani.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Dopietë e Selmanit, sulmuesi shqiptar bën heroin te skuadra e Ibrës dhe eliminon serbët nga… Liga e Konferencës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"