Reali, plan për ta rebeluar. Mbape “galaktiku II”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 23:35

Reali, plan për ta rebeluar. Mbape “galaktiku II”

Florentino Perez ka vendosur që është koha të rikthehet te modeli i tij i vjetër i të bërit biznes, duke transferuar një “galaktik” çdo vit.

neymar-kylian-mbappe-psg-sco-angers_1wzo2pv8q53ma1afibbrm6hzqi

Presidenti i Realit të Madridit, pranoi se kjo do të ishte strategjia e ardhshme e klubit përpara gazetarëve që ishin mbledhur gjatë prezantimit të Eden Hazardit javën e shkuar. Ylli belg, i cili u transferua nga Çelsi për shifrën fillestare të 100 milionë eurove, është vetëm një goditje e parë e asaj që tifozët do të shijojnë në të ardhmen. “Galaktiku” i ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planit do të jetë Kilië Mbape shkruan “As”.

SITUATA – Reali shpreson që ta transferojë francezin verën e ardhshme. Duke shpresuar se sulmuesi nuk dëshiron që të rinovojë me PSG-në, plani është që të shprehë dëshirën për t’u transferuar në skuadrën e Zidanit, duke dorëzuar edhe kërkesën e transferimit. Kampioni i botës e ka pranuar disa herë se ëndrra e tij është që një ditë të luajë për Realin. Dhe kjo është ajo që Perezi shpreson të ndodhë.

Lojtari duhet të pranojë se ai dëshiron të largohet nga Parisi, sepse presidenti nuk dëshiron që të armiqësojë familjen që sundon Katarin, pronarët e PSG-së, duke dëmtuar marrëdhëniet mes klubeve. Në verën e 2020-ës, Mbape do ketë përfunduar 3 sezone në “Parc des Princes”. Ëndrra e tij është të fitojë Championsin, gjë që deri tani ka dështuar ta bëjë në Paris.

PLANI – Mbape ka një kontratë deri në vitin 2023 me parizienët, nga e cila ai fiton 12 milionë euro neto në sezon. PSG do të tentojë të rinovojë, duke i rritur edhe rrogën, por vitin tjetër Reali do të përgatisë gjithashtu një rrogë neto prej 15 milionë euros për të. Atëherë, Mbape do të jetë 21 vjeç dhe do të ketë vitet e tij më të mira përpara.

Gjigantët spanjollë ofruan 220 milionë euro për sulmuesin në 2016- ën, por operacioni nuk u materializua kurrë, sepse ofrimi i të njëjtës paketë rroge sa PSGja (12 mln euro) në atë kohë, do të kishte destabilizuar buxhetin e rrogave në “Bernabeu”. Por tani, situata ka ndryshuar radikalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"