Reagon Mziu: Korabi nuk blen arbitra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2015 | 18:03

Reagon Mziu: Korabi nuk blen arbitra

korabiPresidenti i ekipit të Korabit, Femi Mëziu, ka reaguar pas deklaratave të trajnerit të dorëhequr të Mamurrasit, Sokol Meta. Ky i fundit kishte deklaruar se Korabi kishte paguar gjyqtarët në ndeshjen e fituar në Mamurras në shifrat 2-0.

“Dua të falënderoj presidentin e Mamurrasit, Ded Ndreca, për mirëpritjen që na ka bërë në ndeshjen që kemi zhvilluar aty. Personalisht nuk jam aspak dakord me deklaratat e trajnerit të kësaj skuadre, Sokol Meta, i cili na akuzon për blerje arbitrash. Kemi fituar me rezultat të pastër 2-0, edhe pse kemi qenë në fushë me një lojtar më pak që nga minuta e 53-të e ndeshjes. Nëse trajneri në fjalë ka argumente në lidhje me këtë çështje është i lirë që t’u drejtohet organeve kompetente apo Federatës Shqiptare të Futbollit. Në të kundërt, të shohë punët e tij, pasi fajin e ka të vetja dhe jo tek arbitrat. Një trajner ka objektiva të vendosura nga presidenca dhe ato arrihen me punë, jo duke mbuluar problemet me akuza apo hamendësime. Trajneri i ekipit tonë, Dritan Mehmeti, i merr përsipër përgjegjësitë duke gjetur gabimin te skuadra e tij. Ka pasur raste që edhe skuadra jonë është dënuar nga gjykimet, por nuk jam ankuar dhe jo më të akuzonim të tjerë. Dua ta falënderoj tifozërinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na ka dhënë si në ndeshjet që kemi luajtur në shtëpi, edhe ato në transfertë”, ka mbyllur Mziu.

Përgatiti: Fatmir Zhuzhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"