Reagon FSHF: Lojtarët janë të gjithë negativë, ja pse mungojnë Ismajli dhe Ramadani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 20:17

Reagon FSHF: Lojtarët janë të gjithë negativë, ja pse mungojnë Ismajli dhe Ramadani

FSHF-ja reagoi së fundmi në lidhje me zhvillimet brenda kampit kuqezi. Në një komunikatë të fundit bëhet me dije se ekipi ka rezultuar negativ në testet e fundit, duke përgënjeshtruar lajmin paraprak se Ardian Ismajli është infektuar me koronavirus dhe se Ylber Ramadani është izoluar. 
kombetarja-per-bjellorusi (1)

Në vazhdim të njoftimit, FSHF-ja shton se 3 lojtarët Ismajli, Ramadani dhe Hysen Memolla nuk do t’i bashkohen ekipit kombëtar për ndeshjen në Bjellorusi për shkak se janë dëmtuar.

Memolla dhe Ismajli kanë ardhur në ekip të dëmtuar, kurse lojtari i Vejles Ramadani është lënduar në seancën e fundit stërvitore. Sipas analizave mjekësore, ata e kanë të pamundur të rikuperohen për takimin e 4 shtatorit me Bjellorusinë dhe do të bëjnë ta pamundurën të jenë në dispozicion të trajnerit Reja për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Njoftimi FSHF-së

Kombëtarja shqiptare ka zhviluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi.
Skuadra dhe i gjithe delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojne terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"