Rastësia e çuditshme, Ylber Ramadani luan ndeshjen e katërt radhazi ndaj shokëve të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2023 | 23:00

Rastësia e çuditshme, Ylber Ramadani luan ndeshjen e katërt radhazi ndaj shokëve të Kombëtares

Ylber Ramadani është kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të Leçes në këtë sezon dhe është pikë fikse e formacionit titullar, ku mungon vetëm në rast pezullimesh. Kjo ka bërë që mesfushori i Kombëtares shqiptare të luajë në 16 ndeshje me fanellën e klubit italian.

ramadani

Ai pritet të regjistrojë ndeshjen numër 17 këtë të shtunë, kur Leçe të përballet në mesditë me skuadrën e Atalantës. Si për ironi të fatit, ashtu siç i ka ndodhur në 3 ndeshjet e kaluara, përsëri do të ketë përballë një shok që njeh mirë nga ditët në Kombëtaren kuqezi.

Leçe u ndesh me Empolin më 11 dhjetor dhe Ramadani pati mundësinë të takohej atje me Berishën e Ismajlin. Më pas, skuadra e tij u ndesh me Frozinonen e Marvin Çunit, i cili në fakt në atë sfidë ishte spektator.

Më datë 23 dhjetor, Leçe luajti në “San Siro” kundër Interit, në një sfidë ku për disa minuta Ramadani kishte kundërshtar në fushë edhe Kristjan Asllanin. Dhe tashmë të shtunën, në ndeshjen e katërt radhazi të kuqezinjve, mesfushori do të vihet përballë kapitenit Berat Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"