Rafinja më i miri dhe Kanselo më pak i vlerësuari, notat e Barcelonës me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 12:12

Rafinja më i miri dhe Kanselo më pak i vlerësuari, notat e Barcelonës me PSG-në

TER SHTEGEN 6,5 – Qetësia dhe siguria me të cilën është jetuar pjesa e parë është ndërprerë sapo ka nisur pjesa e dytë. Nuk ka pasur mundësi të bëjë shumë në golat e Dembelesë dhe Vitinjës. Mbrojtësit e tradhtojnë, por kur duhet ndërhyrja e tij është gati.

5cdb71b4-05cb-4a9c-8f7c-4a0758239d5f

KUNDE 7 – Mbrojtësi francez është një lojtar vendimtar në përmirësimin e mbrojtjes katalanase në javët e fundit. Luis Enrike vendosi Mbapenë në krahun e majtë të sulmit të Parisit, por Kunde e neutralizoi në çdo rast.

ARAUHO 6 – Qendërmbrojtësi uruguaian ka rikuperuar nivelin e tij në ndeshjet e fundit. Shumë më mirë se disa muaj më parë, por ndonjë gropë në mbrojtje në golat e Parisit ndikon në notën e tij.

KUBARSI 6.5 – As tre muaj më parë ai debutoi me ekipin e parë dhe tashmë është pjesë e formacionit titullar. Në Paris ka luajtur ndeshjen e dytë të Champions League. Atij nuk i bën përshtypje rivali apo skenari. Një gjigant vetëm 17 vjeç.

KANSELO 5.5 – Portugezi mbetet i ankoruar në krahun e majtë të mbrojtjes. Në pjesën e parë, ai kishte përpara Dembelenë gjithmonë të shpejtë dhe të pakapshëm. Në të dytën, te Barkola. Mundohet të bëjë më të mirën, por vuan.

DE JONG 6 – Ishte surpriza e Ksavit në Paris. Trajneri e ka parë të rikuperuar dhe ka besuar në eksperiencën e tij. Ai luan pothuajse gjatë gjithë kohës mes dy qendërmbrojtësve.

Nga 75’ KRISTENSEN 8 – Ndikim i menjëhershëm i danezit që shënon golin e fitores së Barcelonës në Paris.

GYNDOAN 6.5 – Gjermani është shpirti, mushkëria dhe lideri i kësaj Barcelone. Në Paris, ai luan më përpara se në ndeshjet e fundit dhe duket më i rehatshëm dhe më i lirë për të shtrirë skuadrën duke qenë ende i rëndësishëm në rikuperimet.

Nga 85’ FERMIN LOPEZ – Pa notë.

SERXHI ROBERTO 6 – Kapiteni i Barçës është rikthyer në skuadër pas dëmtimit. Ai nuk do të jetë në rikthim: mori një karton për ndalimin e Markos Asensios në një kundërsulm të shpejtë. I sakrifikuar.

Nga 61’ PEDRI 7 – Magji e tij në golin e barazimit të përkohshëm 2-2 të shënuar nga Rafinja.

JAMAL 6.5 – Dueli i tij kundër Nuno Mendesh është një nga argëtimet më të mëdha të duelit. Ai bashkëpunon mirë me Levandovskin. I palodhur.

Nga 61’ ZHOAO FELIKS 6 – Nuk bën ndonjë gjë të madhe.

LEVANDOVSKI 6.5 – Polaku është kërcënimi i madh në sulm. Bën gjithçka mirë dhe tërheq ekipin pas vetes kur kërkohet më shumë prej tij.

RAFINJA 8 – Më i miri i Barcelonës. Autor i dy golave shumë të rëndësishëm për llogaritë e kualifikimit.

Nga 76’ FERRAN TORRES – Pa notë.

KSAVI HERNANDEZ 7.5 – Trajneri përballet me një nga ndeshjet më kërkuese të karrierës së tij. “Pjesën e parë” e nxjerr në mënyrë të shkëlqyer, duke fituar në Paris. I mbeten 90 minutat në Barcelonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"