Rafaela: Baloteli kërkon ta abortoj fëmijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 13:45

Rafaela: Baloteli kërkon ta abortoj fëmijën

Mario Baloteli është protagonist i fushës së blertë të futbollit, por edhe i jetës jashtë saj. Skandalet e sulmuesit të Mancester Sitit nuk kanë munguar as në Angli, pas transferimit në “Premier League”, por në qendër të mediave rozë kohët e fundit është shtatzania e ish-të dashurës së tij, Rafaela Fico. Kjo e fundit e zbuloi këtë fakt pas ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2012”, ku Italia mundi Gjermaninë dhe Baloteli shënoi dy gola. Asokohe, vajza e spektaklit në Itali e tregoi si një fakt të lumtur, si një dhuratë për Marion, lajmin e shtatzanisë, por më pas reagoi ashpër sulmuesi, i cili tha se do kërkojë testing e AND-së, nëse foshnja është e tija, apo jo. Ditët kanë kaluar dhe divorci mes tyre është zyrtar e përfundimtar, ndaj Rafaela thotë se po përjeton një shtatzani të mërzitshme, për faktin se Mario Balotelli vazhdimisht bën budallallëqe. ”Jam duke kaluar një shtatzani të mundimshme. Unë e telefonoj atë që ta pyes si është, si e ka kaluar me veten, ndërsa Mario, kur më telefonon mua, e bën këtë gjë gjithmonë pas orës 1 të natës, me më shumë se 30 thirrje. Ai nuk di të flasë, vetëm dëgjohen ulërimat e tij. Gjithmonë jam e kërcënuar për fëmijën tim, të cilin e mbaj në bark. Ai më thotë që duhet ta abortoj, apo se kur të lindë, nuk do të jetë fëmia i tij. Jam e lodhur prej tij,” – rrëfehet Rafaela, e dashura shtatzanë e Mario Balotelit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"