Qetësohen në Shkodër, Orelesi bindet që të mos largohet nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 9:46

Qetësohen në Shkodër, Orelesi bindet që të mos largohet nga Vllaznia

Nuredin Orelesi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Lojtari, që është i njohur në Kategorinë Superiore dhe sezonin e shkuar ishte pjesë e Skënderbeut, firmosi një kontratë 1-vjeçare me kuqeblutë, por dy ditë më parë u fol se kishte kërkuar largimin para kohe.

Orelesi kontrata

Shkak ishte bërë mospagesa e një pjese të kontratës në dorë nga ana e klubit. Por, duket se mes palëve është gjetur menjëherë akordin, pasi lojtari dje është stërvitur normalisht nën urdhrat e trajnerit Cungu. Tashmë në Shkodër këtë çështje e konsiderojnë të mbyllur dhe janë duke parë alternativa të tjera sa u takon afrimeve të mundshme të merkatos.

Miqësorja

Për të parë formën e lojtarëve që ka në dispozicion, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka planifikuar që të zhvillojë sot një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Tërbunit që është pjesë e Kategorisë së Parë. Por konfirmimi përfundimtar për orën dhe, nëse do të luhet ky takim, do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Stafi teknik ka stërvitur gjatë kësaj periudhe kryesisht lojtarë që kanë mbyllur sezonin e shkuar me skuadrën dhe ata që kanë firmosur së fundmi. Kështu që në formacionin e ekipit nuk pritet të ketë shumë risi.

Stërvitja

Stërvitja e djeshme në kampin kuqeblu ka qenë mjaft e ngarkuar për futbollistët. Paradite skuadra ka qenë në një palestër forcë, ndërsa pasdite në fushë për të zhvilluar një stërvitje me karakter tekniko-taktik. Cungu ka kërkuar nga të gjithë lojtarët impenjim maksimal gjatë seancave stërvitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"