Qerimaj: Pres të tjera medalje në Europian, ja pse ndodh dopingu te sportistat shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 11:21

Qerimaj: Pres të tjera medalje në Europian, ja pse ndodh dopingu te sportistat shqiptarë

I vetmi shtangist shqiptar që doli me medalje nga kampionati i fundit botëror, ishte shkodrani Erkand Qerimaj. 30-vjeçari, që konkurronte në peshën 77 kilogramë, këto ditë ka përjetuar emocione të shumta pranë familjes së tij, miqve dhe shokëve. Por ato që e gëzojnë edhe më tepër janë dy situata. Fitimi i medaljes së bronztë në botëror dhe dalja e tij i pastër nga kontrolli antidoping.

zef kovaci erkan qerimaj

Kështu, peshëngritësi ka arritur t’i rrëmbejë Botërorit medaljen e bronzit, me meritë, duke u renditur i treti në Kampionatin e Anahemit në SHBA. Kjo ndodhi dhe për shkak të tërheqjes së rumunit Dumitru Kaptari, i cili rezultoi pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.

Por, pas kontrolleve të anti dopingut të ushtruara nga WADA, shtangisti kuqezi ka dalë i pastër dhe kjo sigurisht është një meritë absolute, pasi gjithçka në rezultatin e arritur në Botëror nga Erkand Qerimaj, del e pastër dhe reale. Ditën kur ai morri lajmin fantastik, u shpreh me dy fjalë: “Pastërtia fiton mbi të padrejtën”.

Por shkodrani ende nuk është i  kënaqur pasi, sipas tij, peshëngritja është duke kaluar momente të vështira sepse ka mjaft probleme, ndër të cilat dy janë më të rëndësishme. Së pari: “Ka shumë sportistë, që nuk janë paraqitur në kontrollet e befasishme antidoping, duke iu shmangur”.

Qerimaj

Dhe së dyti: “Nuk kemi një doktor, që të na kontrollojë duke na udhëzuar e kontrolluar rregullisht.” Këto dy shqetësime të tij ai i bëri të ditura gjatë një emisioni ku ishte i ftuar, në kanalin televiziv “Top Channel”. Përveç këtyre dy problemeve, ai foli edhe për kushtet e vështira të stërvitjes si dhe për pritshmërinë e Europianit, ku priten edhe të tjera medalje prej tij.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"