Qardaku: Vora fiton në Fier, kapim objektivat tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 13:54

Qardaku: Vora fiton në Fier, kapim objektivat tona

Vora udhëton sot drejt Fierit, ku të besuarit e trajnerit Zjarri kërkojnë thellimin e diferencës me Apoloninë. Vora vjen pas 5 humbjeve radhazi dhe në Fier do të mungojë kapiteni Tabaku, të cilit i ka mbetur edhe një ndeshje pezullim.

qardaku

Eridon Qardaku, sulmuesi 23-vjeçar i Vorës, për “Panorama Sport” u shpreh: “Jam i bindur se Vora do të rikthehet te fitorja, humbjet nuk i shkojnë për shtat kësaj skuadre. Apolonia është një nga rivalët tanë të zonës ‘Play off’. Ndihem mirë pas atyre lëndimeve, por çelësi i suksesit është loja në grup. Nuk ka shumë rëndësi, nëse shënoj unë, rëndësi ka të gjejmë rrugën e rrjetës. Me Apolonisë na pret një ndeshje e vështirë, por synojmë maksimumin. Do të mundohem të jap sa më shumë nga vetja, Vora do të bëjë gjithçka deri në fund të sezonit për të arritur objektivin”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"