Pujol, “shuplakë” Dembelesë: Ta mësojë shpejt që është te Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 14:17

Pujol, “shuplakë” Dembelesë: Ta mësojë shpejt që është te Barça

Nëse ekziston një lojtar që e di shumë mirë sesi duhet të sillesh për t’u bërë kampion i madh te Barcelona dhe të jesh gjithmonë i përulur, ai është Karles Pujol. Ish-kapiteni legjendar i katalanasve i jep një “shuplakë” sulmuesit francez, Osman Dembele, dhe thotë se duhet të mësohet me faktin që është në një ekip të madh si Barcelona.

Pyjol

Pujol këshillon që të tjerët t’i qëndrojnë pranë. “Unë nuk e di shumë mirë si është situata, sepse nuk jam pjesë e Barcelonës. Por, nga ajo që përcillet, kuptoj që Dembele duhet të jetë më i përqendruar për të bërë histori te Barcelona. Ai është një lojtar i ri dhe shumë i talentuar, por duhet ta kuptojë sa më shpejt që ndodhet në një skuadër të madhe dhe të tilla sjellje janë të patolerueshme.

Pjesa tjetër e skuadrës duhet ta mbështesë dhe t’i qëndrojë pranë që ai të japë më të mirën. Pike tha mirë se ai duhet të mendojë 24 orë në lidhje me futbollin dhe jo vetëm në stërvitje apo në ndeshje”, ka thënë Pujol.

BARTOMEU- Osman Dembele po shndërrohet në një çështje të rëndësishme te Barcelona.  Sjelljet e pahijshme në javën e kaluar (vonesat në stërvitje dhe në stadium) kanë bërë që presidenti Bartomeu të takohej me përfaqësuesin e lojtarit dhe t’i bënte me dije se ai duhet të sillet në mënyrë më profesionale. Dembele u transferua nga Dortmundi te Barcelona për 145 milionë euro dhe katalanasit besuan se mund të ishte pasardhësi i denjë i Nejmarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"