Publikohet raporti i vlerësimit, ja shifra që do të nisë ankandi për shitjen e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 17:45

Publikohet raporti i vlerësimit, ja shifra që do të nisë ankandi për shitjen e Vllaznisë

Bashkia e Shkodrës, më në krye Voltana Ademin, ka bërë vlerësimin e shifrës për shitjen e klubit të Vllaznisë të aksionerët privatë, dhe është përcaktuar se ankandi do të nisë nga 507 milionë lekë të vjetra.

Vllaznia

Në një prononcim të dhënë ditën e djeshme në emisionin “Ora Skaner” kryebashkiakja Ademi, tregoi se ankandi do të jetë transparent dhe shitja do të bëhet në rast se kompania i përmbush të gjitha kriteret dhe është serioze.

Shitja në ankand bazuar në dokumentacionin ligjor dhe teknik do të jete një konkurrim për vlera të ofertave më të mëdha se 507 milion lekë të vjetra. Në këtë përfundim ka arritur kompania audituese Albanian Audit Partnes SHPK, e cila ka dorëzuar raportin e detajuar në Bashkinë e Shkodrës.

voltana ademi

Raporti me 58 faqe, bën një analizë të hollësishme të KF Vllaznia sh.a. dhe arrin në përfundimin se çmimi dysheme nuk mund të jetë poshtë 507 milion lekëve.

Siç shihet edhe nga dokumenti i afishuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në internet ëëë.bashkiashkodër.gov.al, qartësohet situata e Vllaznisë vit pas viti dhe arrihet në një përfundim edhe për vlerën e aksioneve duke dhënë edhe rekomandimet e mundshme.

Tashmë fati i miratimit (njohjes) së këtij raporti vlerësimi është në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a.

auto_11528730785

Po ashtu, në dorën e KB Shkodër është miratimi ose jo i privatizimit të Klubit, siç edhe masa përqindja që do të ofrohet për të interesuarit. Ajo që vlen të përmendet është se vlerësimi është bërë kur Vllaznia ishte pjesë e Kategorisë Superiore.

auto_21528730793

Në momentin që do të hapet ankandi për shitje aksionesh, vlera dysheme (minimale) e aksioneve do të jetë 507 milion lekë, e cila natyrisht do të ketë tendencë të rritet me fillimin e ofertave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"