“PSG u tall me Bajernin, tentuan të luanin poker për Boatengun”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 16:54

“PSG u tall me Bajernin, tentuan të luanin poker për Boatengun”

Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, ndihet i zemëruar nga mënyra sesi kampionët e Francës tentuan që ta transferonin Zherom Boatengun drejt PSG-së këtë verë. “Nuk dua të ofendoj askënd, por thjesht mund të them se nuk mund ta bësh diçka të tillë me Bajernin e Mynihut. Veçanërisht kur bëhet fjalë për një futbollist të tillë”, tha krahu i djathtë i Niko Kovaçit për “Sky”.

boateng

Ai pati shumë takime me PSG-në në prezencë edhe të shefit Karl-Hainc Rumenige dhe Boateng kishte shprehur vullnetin e tij për t’u larguar. “Por taktikat e klubit tjetër ishin qesharake”, shton boshnjaku. “Nëse një transferim i tillë duhej të përfundonte me sukses, duhet të bëheshin bashkë një sërë faktorësh. Duhet të donim ne, lojtari dhe klubi tjetër duhet të tregonte interes serioz për një lojtar të tillë.

Nuk e ndiem kurrë diçka të tillë me ofertën që bënë”. Mbrojtësi i Bajernit, kontrata e të cilit skadon në 2021, u takua edhe me trajnerin e PSGsë, Tomas Tuhel, por ai nuk ishte gati të paguante shifrën e kërkuar nga Bajerni. “Patëm diskutime me Parisin nuk është një sekret. Takimet me Tuhelin ishin pozitive. Por unë jam i lumtur që do qëndroj në Mynih”, tha Boateng pasi PSG dështoi që të paraqitej me një ofertë diku te 50 milionë eurot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"