PSG pa dy titullarët e rëndësishëm ndaj Atalantës, Tushel qartëson idetë për zëvendësuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 18:40

PSG pa dy titullarët e rëndësishëm ndaj Atalantës, Tushel qartëson idetë për zëvendësuesit

Marko Verrati dhe Angel Di Maria nuk do jenë të gatshëm për PSG në ndeshjen ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve, ndërsa Kilian Mbape është në dyshim. Di Maria është i pezulluar, kurse Verrati është i dëmtuar.

Marko Verrati

Mbape po stërvitet fort që të jetë gati në Champions, pas dëmtimit që pësoi ndaj SentEtien në finalen e Kupës së Ligës me 24 korrik. Ander Herrera është kandidati më i mundshëm për të marrë vendin e Verratit.

Trajneri i PSG-së Tushel po mendon të formojë mesfushën me Paredes, Gueje dhe Herrera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"