PSG-ja është në krizë financiare, por Nejmar nuk ka ndërmend ta ndihmojë klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 8:41

PSG-ja është në krizë financiare, por Nejmar nuk ka ndërmend ta ndihmojë klubin

Naser Al Khelaifi kërkon një sakrificë nga lojtarët e skuadrës së tij në këtë krizë që ka përfshirë PSG-në dhe të gjithë botën e futbollit për shkak të Koronavirusit.nejmar

Por ai që nuk e pranon diçka të tillë është lojtari më i paguar i skuadrës, Nejmar Xhunior. Lajmet nga Franca raportojnë se braziliani nuk ka ndërmend që të ulë pagën, por ai nuk është i mbështetur nga e gjithë skuadra.

Disa lojtarë të tjerë janë të gatshëm që të heqin dorë nga një përqindje e pagës së tyre. Ky grup udhëhiqet nga Kilië Mbape, i cili është gati që ta ndihmojë ekipin. Kjo krisje e re mes PSG-së dhe Nejmarit mund ta shtyjë këtë të fundit drejt transferimit te Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"