PSG-ja do Zidanin, zbardhen 3 arsyet që e çojnë në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 16:18

PSG-ja do Zidanin, zbardhen 3 arsyet që e çojnë në Francë

Kanë mbetur 5 muaj nga fundi i këtij se zoni, por që tani po “gatuhen” ato që do të ndodhin në merkaton e verës. Pritjen lëvizje të mëdha të lojtarëve, por edhe të trajnerëve. Sipas gazetës “Sport”, PSG-ja ka nisur kontaktet e para për të afruar Zinedin Zidanin si trajner për sezonin e ardhshëm. Francezi shihet si personi i vetëm që mund të sjellë qetësinë në kampin e PSGsë. Unai Emeri është duke humbur pikë nga viti në vit dhe e ka të pamundur të menaxhojë yjet që ka në skuadër si Nejmar, Kavani dhe Mbape. Situata në dhomat e zhveshjes nuk është shumë e qetë dhe Al Khelaifi mendon se duhet një tjetër trajner për të menaxhuar mirë grupin e lojtarëve.

zidan

NJË MENAXHUES – Më shumë sesa një trajner të mirë dhe të përgatitur, drejtuesit e PSG-së mendojnë se u duhet një njeri që të bashkojë grupin dhe t’i bëjë të gjithë të ndihen të rëndësishëm. Kjo figurë sigurisht që mund të jetë Zinedin Zidan, i cili bëri të njëjtën gjë me Realin e Madridit.

zidan

Emeri ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe do të përshëndetet me të gjithë, pavarësisht rezultateve dhe trofeve që mund të fitojë. Al Khelaifi po përgatitet për pasardhësin e tij dhe në Spanjë janë të sigurt se ka pasur kontakte të vazhdueshme gjatë kësaj kohe, nisur edhe nga momenti i vështirë që po kalon Zidan te Reali. Për më tepër, francezi nuk ka raport të shkëlqyer me presidentin Perez dhe kanë pasur përplasje të vazhdueshme për merkaton.

TRE ARSYET- Zinedin Zidan është favorit për të marrë stolin e PSG-së për disa arsye që renditen nga gazeta katalanase “Sport”:

1. Ka fituar dy Champions dhe ky është trofeu i shumëkërkuar nga Al Khelaifi. Ai mendon se Zizu është trajneri i duhur për të sjellë këtë trofe.

2. Ka aftësi të menaxhojë yjet e skuadrës dhe këtë e ka treguar te Reali.

Zizu

3. Fakti që është francez e shtyn akoma më shumë për të qenë ai trajner i PSG-së. Këta të fundit duan një trajner vendës, por edhe lojtarë. Afrimet e Mbapesë dhe tentativa e fortë për të transferuar Diarranë e tregojnë qartazi këtë gjë. Por Zidan duket se e ka vetë në dorë fatin e tij. Në duelin e Ligës së Kampionëve mes PSGsë dhe Realit do të vendoset shumë edhe për të ardhmen e trajnerëve. Zizu mund të shkaktojë tërmet te PSG-ja, por mund të sigurojë një vend aty për të ardhmen…

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"