“Provokacja” nga Greqia, tifozët shfaqin banerin e madh “Kosova është Serbi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2022 | 22:12

“Provokacja” nga Greqia, tifozët shfaqin banerin e madh “Kosova është Serbi”

Elemente nacionaliste janë shfaqur në ndeshjen e basketbollit mes ekipit Olimpiakos  të Pireut dhe Partizanit të Beogradit. Kjo përballje ishte e vlefshme për Euroligën e basketbollit, teksa grekët triumfuan me rezultatin 87-58.

ndeshja-696x415

Te tribuna ku qëndronin tifozët, është shfaqur një baner i madh ku shkruhet “Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që në ndeshjet sportive shfaqen banera nacionalistë për të përçuar mesazhe kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se ditëve të fundit, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar dukshëm, e sidomos në pjesën veriore të Kosovës, ku është rrezikuar seriozisht stabiliteti si pasojë e veprimeve të serbëve. Ndërkohë të pranishëm plot 9367 tifozë që mbështetën këtë baner të shëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"