“Provokacija” në Shkup, Kristiano Ronaldo bën simbolin e shqiponjës (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 17:17

“Provokacija” në Shkup, Kristiano Ronaldo bën simbolin e shqiponjës (FOTO)

Simboli i shqiponjës i bërë me duar është diçka e zakonshme tashmë dhe nuk bëhet vetëm nga shqiptarët. Shumë personazhe të huaj të nxitur nga shqiptarët kanë pozuar me duart në formë shqiponje.

ronaldo

Gjatë përgatitjeve për Superkupën e Europës, e cila u zhvillua dje në Shkup mes Realit të Madridit dhe Mançester Junajtidit, simbolin e shqiponjës e bënë edhe disa nga futbollistët e ekipit spanjoll, duke përfshirë portugezin Kristiano Ronaldo.

ronaldo

Një veprim i tillë është bërë pas kërkesës së disa fëmijëve shqiptarë të cilët ishin pjesë e fondacionit të UEFA-s në përgatitjen e ceremonisë hapëse të takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"